Gjatë protestave kundër sulmeve izraelite ndaj Palestinës të mbajtura sot në kryeqytetin francez, Paris, pati një konflikt midis anëtarëve të forcave të sigurisë dhe demonstruesve, transmeton Kosova Post.
Disa qindra njerëz u mblodhën në Sheshin Barbes të Parisit nga ku u drejtuan drejt Place de la Bastille. Ata theksuan parullat kundër Izraelit dhe mbështetjen për Palestinën.
Gjatë ecjes në protestë, qytetarët nga ballkonet e ndërtesave përreth gjithashtu protestuesve ju ofruan mbështetje.
Policia franceze u kërkoi protestuesve të ndalonin protestën. Shumë protestues u gjobitën dhe në një moment policia përdori gaz lotësjellës dhe topa uji.
Policia në Paris tha se nuk ishte lëshuar asnjë leje për të mbajtur demonstratën dhe u kërkoi dyqaneve në rrugët ku po zhvilloheshin protestat të qëndronin të mbyllura.