Lëvizja Vetëvendosje, qendra në Podujevë ka njoftuar se kanë mirëpritur sot asambleistin e AAK-së Patriot Rudari, si dhe dy anëtarët e kryesisë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Skender Asllani dhe Hamdi Hasani si të aderuar në Vetëvendosje, përcjell Kosova Post.
Ata u pritën nga kryetari Qendrës, Bajram Ajeti, kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe drejtori i Administratës, Bahri Selimi.
Njoftimi i plotë:
Sot i mirëpritëm në Lëvizje këshilltarin në kuvendin komunal, Patriot Rudari, si dhe dy anëtarët e kryesisë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Skender Asllani dhe Hamdi Hasani. Ata u pritën nga kryetari Qendrës, Bajram Ajeti, kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe drejtori i Administratës, Bahri Selimi.
Lëvizja është shpresa e qytetarëve, dëshmia për mirëqeverisje do të jetë për të dy nivelet si në qendror ashtu edhe nivelin lokal, andaj anembanë po bashkohen profile të ndryshme për të dhënë kontributin e tyre për ndryshimin e madh që i duhet vendit. Lëvizja është shtëpia e madhe e qytetarëve të ndershëm dhe punëtorë.