Tre deputetët e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, Merita Koxhaxhiku dhe Kastriot Rexhepi që janë pjesë e Fraksionit të BDI-së, sot iniciuan ndryshime kushtetuese sa i përket çështjes bullgare por edhe për heqjen e përkufizimit 20 përqind sa i përket përdorimit të gjuhës shqipe, thuhet në njoftimin e fraksionit brenda BDI-së.
“Me këtë nismë edhe njëherë riafirmojmë qëndrimin tonë se jemi pro ndryshimeve kushtetuese sa i përket çështjes bullgare dhe rrjedhimisht qëndrojmë fuqishëm në rrugën evropiane. Por njëkohësisht vlerësojmë se është momenti politik që përkufizimi 20 % për gjuhën shqipe të hiqet nga Kushtetuta sepse fundja Kushtetuta nuk hapet çdo ditë dhe tani e kemi rastin njëkohësisht zbatimin e gjuhës shqipe ta vëmë në vendin e merituar”, ka deklaruar Asani para dorëzimit të Propozim