Tre deputetë të PDK-së e nderojnë me dorë në zemër Himnin Kombëtar

Tre deputetë të PDK-së e nderojnë me dorë në zemër Himnin Kombëtar

Deputetë të Partisë Demokratike, Ganimete Musliu, Mergim Lushtaku dhe Andin Hoti e kanë ndëruar me dorë në zemër himnin e Flamurit në shënimin e 20 vjetorit të Shtabit të UÇK-së në Likoc të Skënderajt, shkruan Kosova Post.

Në foton e siguruar nga Kosova Post pranë deputetëve të PDK-së shihet edhe ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri i cili po ashtu vjen nga Drenica sikurse Ganja e Mergimi që vijnë nga Prekazi dhe Baksi i Skënderajt.

Ndryshe sot në Likoc është shënuar 20 vjetori i lavidshëm i Shtabit të UÇK-së, në të cilin përvjetor kanë marrë pjesë ushtarakë, drejtues institucionesh, deputetë dhe qytetarë të shumtë.

Ndrkohë që, deputetiMërgim Lushtaku, përmes një fotografie, ka treguar gjithashtu se së bashku me Kryetarin Kadri Veseli, Gjeneralin Sami Lushtaku, me ministra, deputet të PDK-së dhe RDK-në, sot shënuam 20 vjetorin e Funksionimit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në Likoc të Drenicës.

“Çdo herë që jemi në Drenicë marrim energji të reja për të kujtuar të kaluarën tonë të lavdishme dhe natyrisht për të punuar mirë për të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.