Treni qarkullonte nga qyteti bregdetar Hendaye, në kufi të Francës dhe Spanjës, drejt Bordeaux, njoftoi kompania nacionale hekurudhore SNCF, transmeton Kosova Post.
Policia franceze njoftoi se tre migrantë kanë humbur jetën kur sot në mëngjes një tren i goditi ata derisa qëndronin të shtrirë në binarë në jugperëndim të Francës, shkruan AA.
Treni qarkullonte nga qyteti bregdetar Hendaye, në kufi të Francës dhe Spanjës, drejt Bordeaux, njoftoi kompania nacionale hekurudhore SNCF.
Fatkeqësia ndodhi rreth orës 5:30 sipas kohës lokale, ndërsa pësuan katër persona, prej të cilëve tre për vdekje.
Eneko Aldana-Douata, kryebashkiak në Ciboure, konfirmoi se pësuan persona migrantë dhe shtoi se nuk është e pazakontë të shihen në këtë zonë në afërsi të kufirit.