Sipas mediave italiane ata janë B.L 45 vjeç dhe J.S të 27 vjeç.
Të dy dyshohen për posedim dhe shtije droge.
Policia e Komisariatit Garibaldi Venezia, pas hetimeve që realizuan mësuan se një burrë mbante një sasi të madhe droge në një apartament.
Policia vunë re 45-vjeçarin në bordin e makinës së tij pranë Viale Monza, teksa ishte duke dorëzuar një zarf të kuq tek një 27-vjeçar po ashtu shqiptar i cili pasi u kontrollua më pas, u zbulua se mbante dy pako heroinë me peshë rreth një kilogram, shkruan Abcnews.al përcjell Klankosova.tv.
Pas ndalimit të tij, autoritetet italiane në makinën e 45 vjeçarit gjeti një shumë prej 2 mijë eurosh.
Ndërsa pas kontrollit në banesën e tij u gjetën 19 kilogramë kokainë, 20 kilogramë heroinë, 160 kilogramë lëndë përzierëse.
Po ashtu janë gjetur edhe 5 mijë 500 euro para të thata, material për përpunimin dhe paketimin e drogës, një presë e madhe metalike, tre furra me mikrovalë, dy përzierës të mëdhenj, kimikate të lëngshme dhe dy maska me gaz.
Droga e sekuestruar do të kishte sjellë rreth 3 milionë euro fitime në treg.