Viktimat, sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, kanë pësuar lëndime të lehta, shkruan Kosova Post.
Këto janë detajet nga raporti:
“Prishtinë 08.07.2021 – 21:00. Janë arrestuar tre të dyshuar, dy meshkuj dhe një femër kosovarë, pasi që i kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë” – thuhet ndër të tjera në raport.
Po ashtu, është bërë e ditur se:
“Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.”/KosovaPost/