Tre të vdekur dhe një i lënduar nga një aksidenti në Pejë (Foto)

Tre të vdekur dhe një i lënduar nga një aksidenti në Pejë (Foto)

Në orët e para të ditës së sotme pas një aksidenti në Pejë kanë ndërruar jetë tre persona kurse një tjetër është lënduar rëndë.

Bëhet fjalë për një burrë dhe dy gra që kanë përfunduar me fatalitet pas një vetaksidenti, njofton Klan Kosova.

“Rreth orës 01:10 minuta ka ndodhur një aksident me lëndime të rënda trupore. Një veturë është përplasur për një muri për shkak të shpejtësisë së madhe ku për pasojë në vendin e ngjarjes kanë mbetur të vdekura dy pasagjere dhe më pas edhe drejtuesi i veturës që ka ndërruar jetë pas transportimit në QKUK”, ka thënë për klankosova.tv zëdhënësi i policisë së Pejës, Driton Rugova.

“Është edhe një pasagjer tjetër që ka pësuar lëndime në këtë aksident, i cili është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës”.

Deri te aksidenti sipas Rugovës ka ardhur kur vozitësi i veturës duke qenë me shpejtësi të madhe ka tentuar të shkyçet nga rruga kryesore për një rrugicë, ku aty është përplasur për një muri, shkruanklan kosova. Fotografitë e mëposhtme janë publikuar nëpër rrjete sociale, pas aksidentit.

Related Posts

You may also like

Nesër në Prishtinë protestë për veturat

Përfaqësues të auto sallonëve në vend dhe dhjetëra