Përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se në rajonin e Gjilanit gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur tre aksidente ku janë lënduar katër persona, transmeton Kosova Post.
Aksidentet kishin ndodhur mes një kamioni dhe një motoçiklete dhe mes dy veturave.
Raportet sipas policisë:
Rr. Pajazit Ahmeti, Gjilan 14.05.2022 – 10:00. Një automjet transportues (kamion) dhe një motoçikletë, me drejtues meshkuj kosovar janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili pas pranimit të tretmanit mjekësorë është liruar.
Fsh. Verban, Viti 14.05.2022 – 16:00. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave, me drejtues meshkuj kosovar. Si pasoj e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e veturave të cilët pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar.
Rr. Raif Halimi, Gjilan 14.05.2022 – 16:50. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes një motoçiklete me drejtues të dyshuarin deri më tani të pa njohur (i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes) dhe këmbësores, viktimës femër kosovare. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar viktima e cila është duke u trajtuar në spital.