Një tërmet rreth 5 shkallë të rihterit ka goditur qytetin e Florinës, në Greqi të Veriut.
Organizata e Pavarur Shkencore, EMSC ka raportuar se në këtë rajon janë ndjerë tri dridhje të tokës brenda 13 minutave.
E tërmet sonte pati edhe në vendet e afërta me Greqinë.
Dridhje të tokës u dëgjuan edhe në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri.
Tërmeti dridhjen më të fuqishme raportohet ta ketë pasur pas Greqisë në Maqedoninë e Veriut.
E nga Kosova tashmë janë publikuar edhe disa video-incizime të momentit kur edhe pati dridhje të tokës.