Përgjatë 24-orëve të fundit janë shënuar tri raste të reja me Covid-19, nga 190 teste të realizuara për të njëjtën periudhë në vend, transmeton KosvaPost.
Në të njëjtën periudhë, nuk është shënuar asnjë rast me fatalitet. Kështu është bërë e ditur në raportin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë.
Për një ditë, në vend 15 persona janë shëruar nga Covid-19.
Po ashtu, 17 persona janë vaksinuar në 24-orët e fundit.