TRT World Forum 2020 do të mbahet online më 1 dhe 2 dhjetor me një fokus në të kuptuarit e rendit botëror pas pandemisë së koronavirusit, transmeton Kosova Post.
“Dinamika e ndryshuar: Rendi ndërkombëtar në një botë post-pandemike” është tema për edicionin e 4-t të ngjarjes, e cila bashkon akademikë, gazetarë, politikanë dhe anëtarë të shoqërisë civile nga e gjithë bota.
Sesionet dhe diskutimet e paraqitura këtë vit janë: Infodemia: Si media ndërkombëtare ndikoi në pandeminë; Multipolariteti në epokën e COVID-19: E ardhmja e solidaritetit global; Ç’pritet më tej? – Kuptimi i kërcënimeve për shëndetin në kohërat e hiper-globalizimit; Politika dhe pandemia: Ndihma humanitare në kohën e COVID-19; dhe E ardhmja e Punës dhe Arsimit: Përgatitja për një botë post-pandemike.
Sesioni mbi ndikimin e mediave globale në pandeminë do të përqendrohet në ndryshimet në modelet e konsumit të medias, veçanërisht media sociale, dhe çfarë mund të nënkuptojë kjo për të ardhmen, teksa vendet fillojnë të parashikojnë dhe ndërtojnë një botë post-pandemike.
Folësit përfshijnë Ibrahim Eren, kryetarin e TRT-së; Noel Curran, drejtor i përgjithshëm i Unionit Evropian të Transmetimit; Javad Mottaghi, sekretar i përgjithshëm i Unionit të Transmetimit Azi-Paqësor; Gregoire Ndjaka, shefi ekzekutiv i Unionit Afrikan të Transmetimit; dhe Marcello Foa, presidenti i bordit të drejtorëve të kompanisë kombëtare të transmetimit të Italisë, Radiotelevisione Italiana.
Ibrahim Kalın, zëdhënësi presidencial i Turqisë, do të jetë pjesë e sesionit të Multipolaritetit në epokën e COVID-19, së bashku me Margaritis Schinas, nënkryetar i Komisionit Evropian; Parag Khanna, themelues dhe partner menaxhues i firmës këshilluese strategjike FutureMap; dhe Joseph S Nye, profesor emeritus dhe ish-dekan i Shkollës së Qeverisë Kennedy pranë Universitetit të Harvardit.
Folësit do të diskutojnë se si pandemia ka ndikuar në bashkëpunimin ndërkombëtar, multilateralizmin dhe globalizimin, si dhe do të shqyrtojnë nëse reagimi i botës ndaj krizës ishte i suksesshëm.
Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, do të marrë pjesë në sesionin mbi Kërcënimet shëndetësore në kohën e hiper-globalizimit, së bashku me Profesor Neil Squires, drejtor i shëndetit global në agjencinë e Shëndetit Publik në Angli, dhe Eskild Petersen, specialist i sëmundjeve infektive nga Danimarka që drejton Task Forcën e Shoqatës Evropiane për Mikrobiologjinë Klinike dhe Sëmundjet Infektive.
Folës të tjerë në seancë janë Dr. Mehmet Oz, kirurg kardiotorakal dhe prezantues fitues i Çmimit Emmy i shfaqjes televizive “The Dr. Oz Show”, si dhe Profesor Marylouise McLaws, epidemiologe dhe pjesë e Panelit Këshillëdhënës të Ekspertëve të Programit të Emergjencave Shëndetësore të OBSH-së për Parandalimin e Infektimeve dhe Gatishmërinë e Kontrollit.
Ministrat e jashtëm të Turqisë, Pakistanit dhe Finlandës janë gjithashtu midis personaliteteve që do të flasin në forumin e këtij viti.
Në faqen e internetit www.trtworldforum.com mund të bëhen regjistrime për TRT World Forum 2020 dhe të merren më shumë informacione në lidhje me ngjarjen.AA