Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga radhët e republikanëve, Donald Trump, ka shprehur keqardhjen për ndarjen nga jeta të senatorit Bob Dole, njëherësh ish-kandidat presidencial i tyre, transmeton KosovaPost.net.
Ai përmes një deklarate të lëshuar, shkruan se Dole ishte hero i luftës amerikane, dhe patriot i vërtetë i kombit amerikan, njofton Klankosova.tv.
“Bob Dole ishte një hero i luftës amerikane dhe patriot i vërtetë për kombin tonë. Ai i shërbeu me nder Shtetit të Kansasit dhe Partia Republikane u forcua nga shërbimi i tij. Kombi ynë vajton vdekjen e tij dhe lutjet tona janë me Elizabetën dhe familjen e tij të mrekullueshme”, tha ish-presidenti amerikan.