Gjykata e Lartë e ShBA-së refuzoi ankesën e ish Presidentit Trump në lidhje me zgjedhjet presidenciale, Trump ishte ankuar dhe është munduar të sjell argumente se rezultatet e zgjedhjeve në shtetin e Wisconsin ishin mashtruese, transmeton Kosova Post.
Gjykata e Lartë e SHBA gjithashtu tha se “ish Presidenti Donald Trump dështoi në përpjekjen e fundit ligjore në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit 2020.
Gjykata njoftoi se avokatët e Trump nuk e pranuan vendimin përfundimtar, duke argumentuar se Kushtetuta ishte shkelur gjatë procesit zgjedhor në shtetin Wisconsin dhe rezultatet e zgjedhjeve u regjistruan në mënyrë mashtruese.
Anëtarët e gjykatës nuk i gjetën tezat e avokatëve të Trump të mjaftueshëm, duke argumentuar se koha e caktuar për votat postare u zgjat në mënyrë të paligjshme.
Me këtë vendim, të gjitha aplikimet që Trump ka bërë në Gjykatën e Lartë deri më tani janë refuzuar.
Trump, i cili më parë u ankua në gjykatë për shtete të tilla si Pensilvania, Arizona dhe Michigan, nuk mund të merrte një përgjigje pozitive nga iniciativat e tij./KosovaPost/.