Trump: Kemi hetues në Turqi për rastin Khashoggi

Trump: Kemi hetues në Turqi për rastin Khashoggi

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se Washingtoni ka hetues në Turqi që janë punuar për të përcaktuar fatin e gazetarit të humbur saudit Jamal Khashoggi,transmeton KosovaPost.

“Ne jemi shumë të rreptë. Kemi hetues atje dhe jemi duke punuar me Turqinë, dhe sinqerisht po punojmë me Arabinë Saudite. Ne duam të zbulojmë se çfarë ka ndodhur”, tha Trump në programin e lajmeve në mëngjes Fox & Friends .

Gazetari Khashoggi është zhdukur që nga 2 tetori pas hyrjes në Konsullatën Saudite në Stamboll.