Trump: Përfaqësuesja e SHBA-ve në OKB, Niki Haley, do të largohet nga posti i saj

Trump: Përfaqësuesja e SHBA-ve në OKB, Niki Haley, do të largohet nga posti i saj

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se ka pranuar dorëheqjen dhe se përfaqësuesja e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara (OKB), Nikki Haley, do të largohet nga posti i saj në OKB në fund të këtij viti, transmeton KosovaPost.

Haley dorëheqjen e saj e ka njoftuar në një konforencë për media të mbajtur së bashku me presidentin Trump në Shtëpinë e Baradhë.

Trump ka bërë të ditur se Haley i ka kërkuar dorëheqjen që para 6 muajve dhe ka theksuar se “Haley në fund të këtij viti do të largohet nga detyra e saj në OKB”.

Pasi ka vënë theksin se Haley e ka kryer në një mënyrë shumë të mirë detyrën e saj si përfaqësuese e SHBA-ve në OKB, Trump tha se “shpresoj që të rikthehesh sërish dhe të marrësh detyrën”.

Presidenti Trump ka lënë pa përgjigje pyetjet se kush do të vijë në këtë detyrë pas Haley-t dhe ka theksuar se, “Kjo është një detyrë shumë e rëndësishme dhe kemi persona që do t’i vlerësojmë për këtë pozicion”.

Ai ka njoftuar më tej se emrin që do të emërohet në këtë detyrë do ta njoftojnë brenda disa javësh.

Ndërsa Haley në fjalën e saj ka mbrojtur idenë e saj se SHBA “është respektuar më shumë” gjatë periudhës së detyrës së saj dy vjeçare.

“Disa vende mund të mos i pëqejnë ato që ne kemi bërë, por tashmë ata e respektojnë”, tha Haley.

Po shtu Haley ka pretenduar se ka kanë bërë ndryshime në të gjitha vendimet e marra që nga reagimi ndaj përdorimit të armëve kimike në Siri, rritjen e sanksioneve kundër Koresë së Veriut e deri në tërheqjen nga marrëveshja bërthamore e Iranit dhe të Shteteve të Bashkuara nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Duke njoftuar se do të qëndrojë në detyrë deri në fund të vitit, Haley ndaj pyetjes nëse a do të paraqesë kandidatur ose jo në zgjedhjet presidenciale, ajo tha se, “Nuk do të jem kandidate në zgjedhjet presidenciale 2020”.

Haley luajti një rol të rëndësishëm në tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga disa organizata brenda OKB-së dhe në veçanti çoi në largimin e saj nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, të cilën ajo e akuzoi si “hipokrite” dhe “paragjykuese kronike kundër Izraelit”.

Po ashtu 46 vjeçarja Haley ka qenë qefektive në sjelljen e Phenianit në tryezën e bisedimeve, duke siguruar që Këshilli i Sigurimit të OKB-së të marrë sanksione të rrepta kundër Koresë së Veriut për shkak të programit të tij bërthamor.

You may also like

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot