Në një intervistë televizive, ai tha se vaksina është e sigurt dhe ‘diçka që funksionon’.
Vet ish-presidenti u kritikua gjatë kohës që ishte në detyrë për uljen e seriozitetit të pandemisë. Ndërsa programi i vaksinimit është shpërndarë në të gjithë ShBA-në, të gjithë ish-presidentët e tjerë të gjallë kanë folur hapur, duke u bërë thirrje amerikanëve të marrin vaksinën.
Sidoqoftë, Trump ka qëndruar kryesisht i qetë për këtë temë, shkruan BBC.
Ai dhe gruaja e tij, Melania, u vaksinuan në fshehtësi në Shtëpinë e Bardhë në muajin janar.
“Unë do ta rekomandoja atë”, tha Trump gjatë një interviste në Fox News të martën. “Është një vaksinë e shkëlqyeshme, është një vaksinë e sigurt dhe diçka që funksionon”./kk