Trupat e pajetë të mërgimtarëve që pësuan nga aksidenti në Kroaci kanë arritur në pikën kufitare mes Malit të Zi dhe Shqipërisë.
Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, është duke përcjellë bartjen e trupave të pajetë të aksidentit tragjik të së dielës në Kroaci.
Ndryshe, mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës kanë arritur 21 nga të mbijetuarit e aksidentit që janë në gjendje më të mirë shëndetësore.