Dërgimi i forcave të NATO-s dhe Amerikës në kufijtë e Rusisë, çon drejtë rritjes së tensioneve, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov, përcjell Kosova Post.
“Tani për tani, situata është shumë e tensionuar. Tashmë e dini se një numër i madh i forcave dhe teknikës ushtarake e SHBA-së, është pozicionuar përgjatë kufirit, si pjesë e programit të ushtrimeve. Natyrisht në këto rrethana çfarëdo prezence ushtarake shtesë çon drejtë tensionimit të situatës tensioneve’, tha Peskov
I pyetur nga gazetarët nëse vendimi i Amerikës për të mos dërguar dy anijet në Detin e Zi do të kontribuonte në de-përshkallëzimin e situatës në lidhje me Ukrainën, Peskov tha se është herët për ta thënë një gjë të tillë.
“Sigurisht, ende është herët për të thënë se heqja dorë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dërgimin e dy anijeve në Detin e Zi do të ndikonte në uljen e tensioneve tashmë të rritura”, tha Peskov, transmeton novosti.rs.
Kujtojmë, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavushoglu, ka konfirmuar se SHBA-ja, ka hequr dorë nga dërgimi i anijeve luftarake në Detin e Zi. Sipas planit, anijet luftarake amerikane do të kalonin përmes Bosforit në rrugën për në Detin e Zi në mes të prillit./Kosova Post/