Turqi, lirohet kleriku amerikan Andrew Brunson

Turqi, lirohet kleriku amerikan Andrew Brunson

Në seancën e katërt të gjykimit të klerikut amerikan Andrew Brunson, i cili u mbajt nën arrest shtëpiak me kusht që ai të jetë nën kontrollin gjyqësor, dëshmitarët kundër tij ndryshuan deklaratat e tyre, përcjell KosovaPost.

Gjykata, e cila i dha Brunson 3 vjet e 1 muaj 15 ditë burgim, hoqi arrestimin e shtëpiak dhe ndalimin e largimit të tij jashtë vendit. Dënimi i Brunson që ju dha sot u numëruan në ditët e tij që ai mbajti burg.

Sipas burimeve gjyqësore, Brunson u mor nga shtëpia e tii, ku ai qëndronte në arrest shtëpiak që nga 25 korriku, nën masa të rrepta sigurie dhe u soll në kompleksin e burgjeve dhe të gjykatës në rrethin Aliaga për gjykim.

Më 25 korrik, duke përmendur problemet shëndetësore të pastorit Brunson, një gjykatë e Izmirit urdhëroi atë të zhvendoset nga burgu në arrest shtëpiak.

Akuzat ndaj pastorit Brunson përfshijnë spiunim për PKK-në e listuar si grup terrorist nga SHBA-të dhe Turqia, si dhe për Organizatën Terroriste Fetullah (FETO), grupi pas përpjekjes së dështuar të grusht shtetit në korrik të vitit 2016 në Turqi.

Turqia dhe SHBA-të janë përballur me marrëdhënie të ashpra pas vendosjes së sanksioneve të Washintonit ndaj ndalimit të pastorit amerikan.

Tensionet politike midis dy vendeve shkaktuan shqetësime në tregje pasi presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, kërcënoi me përdorimin e presionit ekonomik për të siguruar lirimin e pastorit Brunson.