Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 55 mijë e 802 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 318 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njofton Ministria e Shëndetësisë e Turqisë, transmeton Kosova Post.
Në 24 orët e fundit, numri i njerëzve që shërohen nga trajtimi ose karantina Kovid-19 u rrit në 43 mijë e 856 persona.
Sipas të dhënave javore, këtë javë, shkalla e pneumonisë tek pacientët është 3.3 përqind, shkalla e zënies së shtratit është 56.7 përqind, shkalla e zënies së kujdesit intensiv për të rritur është 68.8 përqind, shkalla e zënies së ventilatorit është 34.9 përqind, koha mesatare e zbulimit të kontaktit është 9 orë./KosovaPost/.