Forca ushtarake, ekonomike etj, e shteteve të ndryshme, është bërë shpesh objekt trajtimi në artikuj të ndryshëm. Turqia dhe Israeli, nuk u kanë shpëtuar këtyre krahasimeve. Dy ndër vendet me më së shumti ndikim në lindjen e mesme dhe jo vetëm, shpesh janë përplasur në rrafshin diplomatik, shkruan Kosova Post.
Artikuj të ndryshëm, nga më sipërfaqësorët e deri tek studimet serioze, hasen shpesh nëpër internet. Turqia dhe Izraeli shpesh rangohen në dhjetëshen e shteteve më të fuqishme ushtarake, në nivelin botëror.
Sajti i njohur Globalfirepower për shembull, ka renditur ushtrinë turke në vendin e 11 për sa i përket forcës ushtarake. Ajo e Izraelit, ndërkaq, renditet në vendin e 20-të.
Parametrat mbi të cilat mbështetet studimi, janë të shumtë, e ndonjëherë merren për bazë edhe elementet e tjera relevante, si fjala vjen: demografia, ekonomia, infrastruktura e faktorë të tjerë. Turqia, si një ndër dhjetë superfuqitë ushtarake më të mëdha në botë, del më mirë se sa Izraeli, çka e shpjegon edhe impaktin e saj në vendet e lindjes.
“Renditja e përfunduar Globale e Firepower shfrytëzon mbi 50 faktorë individualë, për të përcaktuar rezultatin e një kombi të caktuar (PowerIndex (‘PwrIndx’)), me kategori që variojnë nga fuqia ushtarake dhe financiare deri te aftësia logjistike dhe gjeografia” – thotë artikulli i Globalfirepower.
Për më shumë, shihni videon:
Kuptohet, në krye të listës qëndrojnë ShBA-të. Askush nuk mund të matet me potencialin e jashtëzakonshëm ushtarak të amerikanëve. Ata pasohen nga Rusia dhe Kina. Kjo e fundit ka gëzuar një zhvillim enorm ekonomik, e për rrjedhojë edhe ushtarak, në dekadat e fundit./KosovaPost/