Mustafa tregon zonat me rrezikun më të lartë sizmik në Kosovë: Në të ardhmen mund të goditemi nga një tërmet 6.5 shkallë të Rihterit, transmeton Kosova Post.
Sot në mëngjes dy tërmete goditën brigjet jugperëndimore të Turqisë, bëri të ditur agjencia e fatkeqësive në vend, shkruan AA.
Drejtoria e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti i parë, me fuqi prej 4,3 ballë, u regjistrua në brigjet e qytetit Datça në provincën Muğla në orën 02:00 të mëngjesit sipas kohës lokale.
Tërmeti ishte në thellësi prej 24,21 kilometrash, thuhet më tej.
Tërmeti i dytë, që ishte 4,1 ballë sipas shkallës së Rihterit, u regjistrua në Detin Egje në orën 02:56 sipas kohës lokale.
Sipas AFAD-it, tërmeti ishte në një thellësi prej 3,19 kilometrash dhe epiqendra e tij ishte rreth 45,62 kilometra larg qytetit Datça.
Deri më tani nuk ka raportime për dëme apo viktima të mundshme.