Turqia ka nisur hetim në lidhje me anijen e bllokuar nga Greqia

Turqia ka nisur hetim në lidhje me anijen e bllokuar nga Greqia

Çështja po hetohet në mënyrë të detajuar dhe se nga autoritetet greke është kërkuar që dokumetet e sekuestruara në anije, deklaratat e ekuipazhit dhe të gjitha informacionet tjera plotësuese t’u dërgohen autoriteteve turke.

Njoftohet se Turqia ka nisur një hetim në lidhje me anijen e bllokuar nga forcat e sigurisë bregdetare të Greqisë me arsyetimin se transportonte lëndë shpërthyese nga Turqia në Libi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ambasada e Turqisë në Tripoli ka njoftuar se leja e dhënë për anijen është që ajo të kryente transportin nga Turqia në Etiopi, e jo në Libi. Nga atje theksuan se Ankaraja ka respektuar me kujdes vendimet e Kombeve të Bashkuara.

Në deklaratën e lëshuar nga Ambasada në Tripoli bëhet e ditur se është nisur një hetim nga autoritetet përkatëse pas raportimeve të shtypit të Libisë dhe Greqisë se forcat e sigurisë bregdetare greke, më 7 janar 2018 pranë brigjeve të Kretës kanë bllokuar anijen “Andromeda” me flamur të Tanzanisë, për të cilën është përcaktuar se ishte e ngarkuar me lëndë të marrë nga portet në Mersin dhe Iskenderun, që mund të përdoren për prodhimin e shpërthyesve në Libi.

Ndër të tjera, në deklaratë theksohet se sipas gjetjeve paraprake anija kur është nisur më 23 nëntor 2017 nga porti Mersin, ka njoftuar se do të shkojë në drejtim të portit në Xhibuti dhe se 29 kontejnerë janë të mbushur me ngarkesë të “rrezikshme” prej 419 mijë e 360 kg.

Në hetimin e kryer të dokumentacionit theksohet se është përcaktuar se “ndodhen sende të tipit fitil ndezës, anfo, power gel magnum, kabëll, kapsula elektrike dhe jo-elektrike dhe amonyun nitrat”.

Poashtu theksohet se është marrë leja e nevojshme që parashikon legjislacioni turk për eksportimin e këtyre produkteve në Etiopi dhe se anija, para se të mbërrinte në portin e Mersinit, në portin Iskenderun ka marrë ngarkesën rezervuar statik, rimorkio cisternë dhe mbulesë cisterne për ti dërguar në Jemen dhe Oman.

Ambasada në deklaratën e saj ka theksuar se informatat paraprake tregojnë se eksporti është kryer në mënyrë të rregullt dhe se i njëjti dëshmon se pas largimit nga Turqia produktet nuk janë nisur për t’u dërguar drejt Libisë.

Gjithashtu në deklaratë nënvizohet se çështja po hetohet në mënyrë të detajuar dhe se nga autoritetet greke është kërkuar që dokumetet e sekuestruara në anije, deklaratat e ekuipazhit dhe të gjitha informacionet tjera plotësuese t’u dërgohen autoriteteve turke.

“Ambasada jonë është në kontakte të afërta me Ministrinë e Jashtme të Libisë. Informacionet e përpiluara dhe që do të përpilohen në vendin e ngjarjes i përcillen shtetit të Libisë dhe OKB-së. Turqia i përmbahet me përpikshmëri embargos së armëve që zbatohet ndaj Libisë dhe në këtë çështje është në bashkëpunim të ngushtë me OKB-në. Ndërkohë që është i qartë qëndrimi i Turqisë dhe se ngjarja në fjalë është nën hetime, ajo dënon dhe e sheh të pazakonshme që disa shtresa në Libi kanë bërë deklarata të papërgjegjshme dhe joreale në mediat sociale”, thuhet në deklaratë.

Ndërsa në anën tjetër, sipas lajmeve në median greke, anija pasi është larguar nga Turqia, në etapën e parë teksa ndodhej në rotacionin e Etiopisë ka kërkuar të kalojë në kanalin e Suezit, por nuk ka mundur të hyjë në kanal pasi nuk i është mundësuar pagesa e taksës.

Armatori grek në cilësinë e pronarit të anijeve pasi nuk ka gjetur port për të zbarkuar ngarkesën ka vlerësuar ofertën e ardhur nga qyteti Misrata i Libisë. Por, kompania pronare e ngarkesës ka refuzuar këtë propozim. Gjatë mosmarrëveshjeve mes armatorit dhe kompanisë pronare të ngarkesës, anija është ndaluar nga roja bregdetare greke me dyshimin se ka vajtur në Libi, ku dhe më pas autoritetet greke kanë bllokuar anijen.

Related Posts

You may also like

Viti 2018 – Viti i Skënderbeut. Të vjetrit apo të riut?

Shkruan: Arianit Sllamniku Duke e pasur parasyshë që