Marina turke ka testuar mëngjesin e sotëm një raketë të re të prodhuar nga kompanitë vendase të industrisë së mbrojtjes.
Sipas “Hurriyet“, mbushja e hedhur nga një anije e vogël ushtarake është projektuar për luftë detare kundër nëndetëseve dhe sipas autoriteteve turke do të jetë një armë e rendësishme për “të ruajtur supremacinë në Egje”, duke iu referuar kështu grekëve.
Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka publikuar pamje nga testi i raketës, duke e cilësuar një hap të rendësishëm të industrisë vendase të armatimit.
Turqit kanë investuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit tek marina, por zhvillimet e fundit duket se e kanë balancuar forcën mes tyre dhe grekëve në Mesdhe.