Turqia mundëson ardhjen e aktorëve amerikanë në Antalya

Turqia mundëson ardhjen e aktorëve amerikanë në Antalya

Hollywood sign

Me qëllim që aktorët amerikanë pjesëmarrës në “Festivalin e 54-ët Ndërkombëtar të Filmit në Antalya” të mos ndikohen nga kriza e vizave, që përjetohet ndërmjet dy vendeve, Ministri i Jashtëm Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) bisedoi me autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton Kosova Post.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e ministrisë së jashtme, në mënyrë që aktorët e kinematografisë dhe teatrit amerikan Christopher Walken dhe Juliette Lewis që do të marrin pjesë në festivalin në Antalya dhe aktori Matt Dillon e aktorja Lindsay Lohan, që do të marrin pjesë në galanë përmbyllëse, të mos ndikohen nga problemi i vizave, Ministri i Jashtëm Mevlyt Çavushollu bisedoi me autoritetet amerikane.

Pas bisedimeve të Çavushollusë u bë e ditur se aktorët do të ndihmohen për të mos pasur probleme gjatë hyrjes në Turqi dhe për këtë janë marrë të gjitha masat.

Çeljen e festivalit do ta bëjë aktori i famshëm amerikan i kinematografisë dhe teatrit, fitues i çmimeve të Akademisë, “SAG” dhe “BAFTA” dhe kandidat i çmimeve “Globi i Artë”, “Tony” dhe “Emmy”, Christopher Walken së bashku me aktoren amerikane Juliette Lewis.

Ndërsa në galanë e mbylljes, bëhet e ditur se në Antalya do të vijnë aktori i famshëm amerikan Matt Dillon dhe aktorja, modelja, këngëtarja dhe kantautorja Lindsay Lohan. /Kosova Post/.

You may also like

Hoti: Prishtina do të udhëhiqet nga LDK-ja, të presim rezultatin final

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka