“Muri prej 64 kilometrash po ndërtohet në tre faza. Ndërtimi i murit prej 20 kilometrash është gati”, tha guvernatori i Vanit, Mehmet Emin Bilmez, transmeton Kosova Post.
Ka përfunduar pjesa e murit mbrojtës prej 20 kilometrash në qarkun Cadiran në Van të Turqisë që kufizohet me Iranin, shkruan AA.
Van-i, i cili ka kufirin më të gjatë me Iranin, forcat e sigurisë, duke marrë të gjitha masat për parandalimin e kalimeve ilegale, kontrabandën dhe infiltrimin e terroristëve, po monitorojnë vazhdimisht zonën kufitare.
Guvernatori i Vanit, Mehmet Emin Bilmez për AA tha se po vazhdon ndërtimi i murit dhe gërmimi i istikameve.
“Muri prej 64 kilometrash po ndërtohet në tre faza. Ndërtimi i murit prej 20 kilometrash është gati”, tha Bilmez.
Ai theksoi se për të parandaluar migrimin ilegal në kufi, një numër i madh i pjesëtarëve të forcave të sigurisë po ruajnë.
Bilmez shtoi se masat e marra në zonën kufitare kanë zvogëluar ndjeshëm numrin e emigrantëve ilegalë që hyjnë në vend.
“Ka pasur një ulje të konsiderueshme të numrit të emigrantëve ilegalë. Falë punës që kemi bërë këtë vit, 1.290 organizatorë janë kapur”, shpjegoi Bilmez.
Duke iu referuar masave të marra në zonën e liqenit Van, një nga pikat e tranzitit të emigrantëve të paligjshëm, Bilmez tha: “Ekipet tona po patrullojnë brenda dhe përreth liqenit. Sistemi i radarit në anijet e sapoardhura ka lehtësuar shumë punën tonë”.