Fitojnë Turqia, Holanda dhe Kroacia në eliminatoret e Botërorit Katar 2022. Kombëtarja turke triumfoi 0-3 përballë Norvegjisë, sfidë që u luajt në Malaga të Spanjës.
Ozan Tufan i Fenerbahces dhe Caglar Soyuncu i Leicester City i dhuruan ekipit të Senol Gunes avantazhin e dyfishtë në pjesën e parë.
Mesfushori i Fenerbahces realizoi golin e dytë personal në pjesën e dytë dhe vulosi suksesin me “tris” të Turqisë. Haaland me shokë nuk treguan asgjë nga potencial i tyre, teksa Kristian Thorstvedt la Norvegjinë me dhjetë lojtarë në minutën e 80-të./abcnews.al