Turqia për së dyti herë që sjell ndihma për Shqipërinë e përmbytur (Foto)

Turqia për së dyti herë që sjell ndihma për Shqipërinë e përmbytur (Foto)

Turqia po vazhdon të sjellë ndihma për të ndihmuar Shqipërinë me rastin e përmbytjeve, transmeton Kosova Post.

Gjysmëhëna e Kuqe turke, pjesë e rrjetit humanitar botëror nën ombrellën e OKB-së, që merr fonde nga qeveria e Ankarasë, ka sjellë ndihma ushqimore dhe mjete higjienike për banorët e qytetit të VlorësFierit, Fushë-Krujës dhe Dibrës, për t’ua lehtësuar banorëve të dëmtuar nga moti i rënduar.

Përfaqësuesi i Gjysmëhënës së Kuqe turke, Abdullah Talici ndër të tjera tha, “Sektori i katastrofave i Gjysmëhënës së kuqe turke i është përgjigjur në skuadra shpëtuesish dhe në ndihma humanitare Kryqit të Kuq Shqiptar për ta ndihmuar e për të qenë në mbështetje të 1000 familjeve të përmbytura nga moti i keq.

Abdullah Talici shprehu: “Simpatinë dhe mbështetjen për popullin shqiptar në këto ditë të vështira të motit të keq”.

 

You may also like

Shikoni se çfarë bën fansja nga Moska për reperin shqiptar

Ai është një nga reperët më të njohur