Turqia ishte pjesë e stërvitjes shumëkombëshe ushtarake që filloi në Gjeorgji, transmeton Kosova Post.
Stërvitja, e quajtur “Harku i Panjës 2021” (Maple Arch), u organizua nga Ministria e Mbrojtjes së Kanadasë. Personeli ushtarak nga Gjeorgjia, Turqia, Kanadaja, Lituania, Ukraina dhe Polonia janë pjesë e stërvitjes.
Ceremonia e hapjes së stërvitjes u mbajt në Qendrën e Përbashkët të Trajnimit dhe Vlerësimit (JTEC) të NATO-s në Gjeorgji, e cila ndodhet në kryeqytetin Tbilisi, shkruan AA.
Duke folur gjatë ceremonisë, Zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Gjeorgjisë, Irakli Chichinadze tha se stërvitja do të forcojë bashkëpunimin ushtarak mes vendeve pjesëmarrëse.
Ministria e Mbrojtjes së Gjeorgjisë në një deklaratë me shkrim tha se qëllimi i stërvitjes është të rrisë ndërveprimin mes vendeve pjesëmarrëse, të forcojë lidhjet në fushën e mbrojtjes dhe të sjellë proceset e planifikimit dhe zbatimit për operacione paqeruajtëse më afër standardeve të NATO-s.
Gjithashtu theksohet se kjo është hera e parë që Gjeorgjia është nikoqire e një stërvitjeje të këtillë.