Turqia pritet ta marrë komandën e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, nga kjo vjeshtë.
Turqia e cila është e dyta për nga madhësia e ushtrisë brenda Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), pritet që në tetor ta marrë drejtimin e KFOR-it nga Italia.
Sipas ”Bloomberg”, ky ndryshim po ndodh në kohën më keqe të dekadës, duke iu referuar tensioneve në veri por edhe më gjerë, transmeton Gazeta10.
Ky rotacion ishte planifikuar para tensioneve në veri më 26 maj, teksa bëhet e ditur se zgjedhja e Turqisë ende nuk është finalizuar.
Kujtojmë se së fundi, pas tensioneve në veri të vendit, Turqia ka shtuar numrin e ushtarakëve të saj në Kosovë.