Avioni Luftarak Kombëtar (MMU) është prodhim turk, i projektuar në Turqi, dhe i bërë me mjete dhe aftësi turke. Ky aeroplan zëvendëson avionët F-16 që do të hiqen krejtësisht nga përdorimi në vitin 2030.
Konsiderohet ndër avionët ushtarak më të avansuar në botë. Me prodhimin e këtij aeroplani, Turqia bëhet vendi i katërt në botë në prodhimin e avansuar të aeroplanëve luftarakë, pas SHBA-së, Rusisë dhe Kinës.
Aeroplani MMU parashikohet të bashkëveprojë me avionët F-35A, të cilët janë planifikuar të përfshihen në inventarin e Komandës së Forcave Ajrore Turke.