Një zyrtar i lartë turk tha të martën se sistemi i mbrojtjes ajrore me rreze të mesme veprimi, “Hisar-O”, është testuar me sukses, duke e goditur cakun e vendosur, transmeton Kosova Post.
“Do të donim ta shprehim mirënjohjen tonë për të gjitha palët që kontribuuan në këtë projekt, sidomos partnerët e projektit, Aselsan dhe Roketsan”, tha Ismail Demir, shef i Autoritetit të Industrive të Mbrojtjes.
Sipas njërit prej kontraktorëve më të mëdhenj të forcave të armatosura të Turqisë, ky sistem i mbrojtjes ajrore mund të mbrojë kundër aeroplanëve luftarakë, helikopterëve, dronëve, raketave të komanduara dhe raketave ajër-tokë.
Me këtë sistem mbrojtës, i cili ka rreze veprimi prej 25 kilometrave, mund të shënjestrohen më shumë se 60 caqe.
Viteve të fundit, Turqia ka investuar në masë të konsiderueshme në industrinë e mbrojtjes dhe në ndërtimin e armëve për luftë në ajër.
Dronët e tipit “Bayraktar”, të cilat Turqia ia ka dhuruar Azerbajxhanit, janë vlerësuar si faktor kyç në suksesin e azerëve gjatë konfliktit të armatosur me forcat etnike armene vitin e kaluar, duke e detyruar armikun që të tërhiqet nga zona e luftës dhe të nënshkruajë marrëveshje armëpushimi.(AA)