Raportet e mira të Kosovës me Turqinë, ka bërë që kjo e fundit t’iu ofroj përkrahje të pakursyer pjesëtarëve të Ushtrisë së Kosovës, transmeton Kosova Post.
Disa prej tyre, janë duke u përgatitur profesionalisht si pilotë dhe mirëmbajtës të helikopterëve. Sipas Ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj, ata po i rifreskojnë njohuritë e tyre teorike dhe praktike në Turqi.
“Ngritja e kapaciteteve ajrore e institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës, nevojë për realizim të suksesshëm të operacioneve të përbashkëta ndërinstitucionale”, ka shkruar Ministri Mehaj.
Mehaj ka shprehur mirënjohje të thellë për Akademinë Turke të Aviacionit.
Për më shumë, lexojeni statusin e ministrit:
Ngritja e kapaciteteve ajrore e institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës, nevojë për realizim të suksesshëm të operacioneve të përbashkëta ndërinstitucionale.
Pilotët e FSK-së vazhdojnë me rifreskimin e shkathtësive teorike dhe praktike në pilotim dhe mirëmbajtje të helikopterëve në Qendrën e Aviacionit Tokësor në Turqi.
Në kohën kur jemi në fazën inicuese të ngritjes së kapaciteteve ajrore, ky projekt, është shumë i rëndësishëm për rigjenerim të shkathtësive në MEDEVAC, si dhe reagimit në kriza dhe emergjenca tjera nga ajri.
Mirénjohje dhe vlerësim i lartë për mbështetjen nga Akademia Turke e Aviacionit Tokësor.
Forca djema!
Vazhdojmë me sukseset e reja!/KosovaPost/