Turqia uron kongresistet e para muslimane në SHBA

Turqia uron kongresistet e para muslimane në SHBA

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavushoglu, uroi dy muslimanet e para të sapozgjedhura në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, transmeton AA, përcjell Kosova Post.

Çavushoglu përmes një postimi në rrjetin social Twitter uroi dy anëtaret e para muslimane të Kongresit, Ilhan Omar me origjinë nga Somalia, dhe Rashida Tlaib me origjinë nga Palestina.

“Urime për Ilhan Omar dhe Rashida Tlaib që u zgjodhën në Kongresin Amerikan. Kjo është një arritje e madhe për amerikanët muslimanë”, ka thënë kryediplomati turk.

Omar nga Minnesota dhe Tlaib nga Michigan bënë histori të martën duke u bërë kongresistet e para muslimane në SHBA, në zgjedhjet e mesmandatit në të cilat garuan më së shumti muslimanë që nga viti 2000.