Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka dalë në mbrojtje nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq pas arratisjes së tij mbrëmë në pikën kufitare në Bërnjak.
Përveç se i del në mbrojtje, Petkoviq, ‘akuzon’ policinë e Kosovës për tentim të arrestimit , siç shkruan ai pa ndonjë bazë legale.
Petkoviq ka shkruar se autoritetet e Kosovës kanë tentuar ta arrestojnë Radojçiqin sipas tij pa ndonjë bazë legale.
“Tentimi i autoriteteve të Prishtinës për të arrestuar nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojçiq pa ndonjë evidencë valide ose bazë legale është një tjetër goditje ndaj serbëve në Kosovë dhe një përpjekje për të dobësuar Serbisë fuqinë në Kosovë para zgjedhjeve të 3 prillit”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se Radojçiq është i sanksionuar edhe nga Departamenti amerikan i Thesarit si pjesë e grupit kriminal që operon në veri të Kosovë.
Покушај власти у Приштини да без икаквог ваљаног доказа и правног основа ухапсе потпредседника @srpskalista Милана Радоичића нови је удар на Србе на #косовоиметохија и покушај слабљења 🇷🇸 снаге у покрајини и то баш уочи избора 3. априла! 👇
— Петар Петковић (@PetkovicPetar) February 4, 2022