Sot u bë konstituimi i Grupit të Miqësisë me Arabinë Saudite në Kuvendit të Republikës së Kosovës për Legjistlaturën e Tetë.
Grupi do të jetë në përbërje të deputetëve Fitim Haziri, kryetar i Grupit të Miqësisë me Arabinë Saudite në Kuvendit të Republikës së Kosovës, Besian Mustafa, nënkryetar, si dhe Besnik Tahiri, Arijeta Rexhepi, Gramos Agusholli, Fjolla Ujkani, Blerta Deliu – Kodra, Mërgim Lushtaku dhe Bekim Arifi, anëtarë.
Qëllimi i grupit do të jetë vendosja dhe zhvillimi i marrëdhënieve në mes deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe homologëve nga Arabia Saudite, me fokus zhvillimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes dy vendeve.