Ditë më parë është raportuar se dy vajza të mitura nga Mramori, janë gjetur shëndosh e mirë, shkruan Kosova Post.
Rastin e tyre e kishte raportuar nëna, meqë kishte hasur edhe në vështirësi për të komunikuar me to.
Saktësisht rasti ishte raportuar në polici me 4 të këtij muaji:
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajzat e saj të mitura dy femra kosovare kishin dalur nga shtëpia dhe më nuk janë kthyer në shtëpi, përpos që njëra nga vajzat kishte komunikuar me ankuesen (nënën) përmes rrjetit social dhe i kishte thënë se ishin nisur për Prishtinë. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit për të mitur./KosovaPost/