I sapo shkarkuari nga të gjitha funksionet në LDK në Prizren, Arsim Berisha ka reaguar ndaj vendimit të Kryesisë së kësaj partie.
Ai këtë vendim e ka quajtur si ‘hajgare’.
Në një prononcim, Berisha ka theksuar se në atë mbledhje tjera pika të rendit të ditës kanë qenë.
“Në atë mbledhje, rendi i ditës ka qenë tjetër. Gojën plotë Vjosa, Vjosa gjatë zgjedhjeve. Hajgarexhi të fortë janë bërë”, tha ai.