Zgjedhjet e fundit komunale, nxorën fitues në balotazh, kandidatin e LDK-së, Përparim Rama, kundrejt atij të Vetëvendosjes Arben Vitia, ndërsa shumë shpejt pritet të krijohet qeverisja e re e cila do të ketë përveç kryetarit edhe nënkryatarin.
Ndonëse, PDK-ja në Prishtinë, është partia e tretë me numrin e përfaqësuesve asambistë në Kuvendin e Prishtinës, u përfol se LDK-ja,do të lidh koalicion me këtë të fundit, duke emëruar nënkryatarin e Kuvendit të Prishtinës, Blerand Stavilecin.
Kështu u raportua sot në disa media, ndërsa, lajmin e kanë përgenjeshtruar, zyrtarë nga PDK-ja, të cilët për Kosova Post, kanë konfirmuar se nuk është e vërtet , sepse ende nuk ka asgjë zyrtare në këtë drejtim.