Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Vlora Çitaku, ka konfirmuar se është kthyer në Partinë Demokratike e Kosovës, përcjell KosovaPost.
Ajo është emëruar nënkryetare e PDK-së, sot në mbledhjen e partisë, ku u zgjodh Kryesia e re.
Në një postim në Facebook, Çitaku ka thënë se “krejt iu kanë përzi”, pasi lojtari i saj i preferuar Lionel Messi, është larguar nga Barcelona.
“Messi po largohet nga Barcelona, e unë po kthehem në PDK. #lluge #krejtmukaperzi”, ka shkruar ajo.
Pos Çitakut, nënkryetarë të PDK-së janë emëruar Ramë Buja, Enver Hoxhaj dhe Uran Ismaili.