Gasper Preqi nga fshati Doblibare të Gjakovës, i cili u raportua si i zhdukur para një jave, është gjetur pa shenja jete shkruan Kosova Post.
Përveç policisë, edhe njerëz të vullnetit të mirë u bashkuan për t’i rënë në gjurmë të ndjerit, ndërsa sot u gjet trupi i tij.
Lajmin për gjetjen e trupit të pajetë, e ka bërë të ditur Ridvan Tahiri në profilin e tij në Facebook.
“Po sa sa mora lajmin per gjetjen e trupit te pajete, tashme te ndjerit Gasper Preqi,i cili ishte i zhdukur qe 1 jave. Ne emer timin ne emer te gjith grupit te Vullnetarve i shpreh ngushllimet me te sinqerta familjes dhe te gjith miqve”, ka shruar ai ndër të tjera.