Aleksandër Grushko ,zëvendësministri i Jashtëm rus, tha sot se Rusia nuk i ka dorëzuar ende një përgjigje Shteteve të Bashkuara pasi përgjigjes së Uashingtoni javën e kaluar ndaj propozimit të Rusisë për garancitë e sigurisë, transmeton Kosova Post.
Më herët disa media kanë raportuar se Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar se Moska është përgjigjur pasi SHBA-ja dhe NATO-ja kanë dorëzuar përgjigje për kërkesat për garanci të sigurisë.
“Kjo nuk është e vërtetë,” i tha Grushko RIA Novosti, duke shtuar se përgjigjet ndaj Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s , janë ende duke u përgatitur.
Peskov: Pretendimet e Uashingtonit janë konfuze, Rusia ende po përgatit një përgjigje
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha sot se Moska i konsideron konfuzion pretendimet e Uashingtonit se ka marrë një përgjigje nga Rusia për garancitë e sigurisë dhe se këto janë çështje të tjera dhe se po përgatitet një përgjigje e “konsoliduar”.
“Jo, kishte konfuzion, ato ishin konsiderata të tjera, të cilat trajtonin çështje të ndryshme,” tha Peskov, transmeton RIA Novosti.
Lavrov i dërgoi NATO-s pyetje mbi parimet e sigurisë
Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov u dërgoi pyetje ministrave të jashtëm të NATO-s, si dhe sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken, se si Aleanca e kupton parimin e pandashmërisë së sigurisë, tha një burim i lartë diplomatik për RIA Novosti.
“Nuk ka asnjë përgjigje ndaj këtij mesazhi nga Perëndimi, nga askush”, tha burimi.
Reuters: Shtetet e Bashkuara morën një përgjigje me shkrim nga Rusia për situatën në Ukrainë
Shtetet e Bashkuara morën një përgjigje me shkrim nga Rusia pasi Uashingtoni paraqiti përgjigje me shkrim ndaj kërkesave të Moskës për garanci sigurie javën e kaluar, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, raporton Reuters. “Mund të konfirmojmë se kemi marrë një përgjigje me shkrim nga Rusia”, tha një zëdhënësi, emrin e të cilit agjencia nuk e bën të ditur, shkruan tanjug, transmeton Kosova Post.