Nga Agim VUNIQI

Retorika shumë herë e shtrembëruar dhe mosnjohja e konceptit shtet dhe komb është më tepër provincializëm primitiv që përçon shpeshherë sinjale të gabuara në opinion, ka ngritur shqetësime tek shumë qytetarë të Kosovës.

Metodologjia e zbatuar e krahasimit aspak e përtypur për të ndryshuar historinë sa herë që i teket ndonjërit për të zëvendësuar konceptet që janë të pranuara në botë gjatë historisë, të shtetit dhe të kombit, janë hiç më pak se sharlatanizëm “kalegulian” ngase historia nuk ndërrohet, ajo është e pranueshme dhe ka legjitimitet ndërkombëtarë, e assesi provincial.

Çfarë u duhet këtyre të harxhojnë mendjen për të “patentuar” kombe të reja, në kohën kur ka filluar zgjidhja e nyjës së Kosovës, fundja ku është qëllimi i gjithë këtij vrapimi “herkulisian” për t’ua dërguar kumtin shqiptarëve, se për të fituar shtetin ata duhet ta ndërrojnë kombin ‘kosovar”, “kosmetli” apo “kosovometohali”. Dhe cila do të ishte gjuha zyrtare që do të flitej në Kosovë, sigurisht jo “esperanto-ja” që dështojë si eksperiment gjuhësor në Evropë, apo veç është e gatshme terminologjia e re gjuhësore të cilën e shkruajnë dhe lexojnë vetëm “shahirët” e moderuar kosovarë. Nuk i duhet lexuesit të lodhet me këta “sharkigjinjë” që këndojnë pa nota, ngase Noli shumë mirë e ka qartësuar këtë në vargun satirik ” Ti Halim që z’di këndim, je ministër për arsim”, që koincidentalisht përputhet me përpjekjet e “kaligulëve” modern kosovarë.

Meqë problematika e shtruar është shumë më serioze, kërkon edhe një qasje jo aq ekzagjeruese sa të përpiktë. Kombet dhe shtetet në dukje janë të ngjashme, por nuk janë, dhe veçantia është shumë më tepër se akademike thjeshtë shtetet qeverisin territorin pa kufizime. Ato kanë ligjet, tatimet, monedhën, shërbimet postare, policinë dhe si zakonisht armatën. Ato bëjnë luftërat, negociojnë marrëveshjet, fusin njerëzit në burgje dhe rregullojnë jetën në mënyra të ndryshme. Ato kanë të drejtën e sovranitetit brenda territorit, një formë ekskluzive e juridiksionit.

Kombet si kontrast janë grupe njerëzish që deklarojnë lidhje të përbashkëta si gjuha, kultura dhe identiteti historik. Benedict Andersen i quan “imagined communities” komunitete të imagjinuara. Disa grupe që pretendojnë për tu bërë kombe kanë shtetin e vet. Të tjerët duan shtetin por nuk e kanë si psh. tibetianët, çeçenët, palestinezët… Disa nuk duan shtetin amë por pretendojnë dhe kënaqen me autonomi. Sioux-it janë komb brenda dhe jashtë kufijve të SHBA-së, katalonezët brenda Spanjës, dhe skotlandezët brenda Britanisë. Të gjitha këto kombe kanë territorin e veçantë, të drejtat, ligjet dhe kulturën por jo shtetësinë.

Disa “kombe të imagjinuara” janë më të mëdha se sa kufijtë e shteteve, ngase janë të shtrirë në disa shtete. Kombi arab përfshihet në më shumë se dhjetëra shtete, kurse kombi kurd shtrihet në sipërfaqe të mëdha toke në katër shtete. Mundë të jenë diferenca të theksuara lidhur me legjitimitetin e shteteve dhe kombeve, brenda dhe jashtë territorit.

Kombet mund të jenë komunitete të imagjinuara “imaniged communities”, por nuk janë të imagjinuara në mënyrë të njëjtë, nga të gjithë. Shumica e njerëzve supozojnë që kombet shtet janë të fiksuara dhe të përhershme, të formuara gjatë proceseve evolutive në pjesën më të madhe të globit. Por aktualisht janë në fluks konstant, ndërsa kufijtë e shteteve janë ndërruar zakonisht me luftëra, negociata, me arbitrazhe por edhe duke shitur territorin me para (Rusia shiti Alaskën SHBA-së, psh.)

Hartuesit e hartave kanë kokëdhembje (dhe zgjidhje tjera-ekstra) nga ndërrimet konstante. Peru dhe Ekuadori patën luftë të shkurtër më 1995 për kufirin në xhungël. Argjentina dhe Kili nuk janë pajtuar për akullnajat dhe tokën e pabanuar në jugun e largët. Japonia bënë presion mbi Rusinë për kontroll të Kuriles në veri. Ish-Jugosllavia u zhytë në luftëra dhe u përmbysë në pështjellime duke garuar për deklarim të sovranitetit, çrregullimet (rrëmuja) rreth kufijëve të pa rregulluar dhe beteja të përgjakshme për të dëshmuar kush sundon mbi çka. Serbia pretendonte të rriste territorin duke shfrytëzuar rezervat federale dhe APJ-në për qëllime ekspansioniste. Koncepti serb për kombin dhe shtetin kishte domethënie jo vetëm kolonialiste por shumë më tepër, asgjësim i potencialit njerëzor shkatërrim i pasurisë së paluajtshme të joserbëve, që kishte karakteristikat e një politike

fashiste dhe të gjenocidit, që kishte si qëllim aty ku ka serb është shtet serb. Kjo politikë shfarosëse e kasapit të Ballkanit Millosheviqit (një monstrum që vdiq turpësisht, në dhomën e burgut në Hag) u dënua dhe ndëshkua nga komuniteti ndërkombëtarë, duke e detyruar Serbinë që të kapitullojë.

Realisht fusha e re e konfliktit territorial është shuar. Për shkak të rrezikut të madh në ujërat detar për të drejtën e shfrytëzimit të pasurisë së naftës, shtetet polemizojnë duke kundërshtuar të drejtën kontrollit të ishujve shterp të deterave dhe oqeaneve, si Turqia dhe Greqia, Kina dhe Japonia, Vietnami dhe Indonezia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Irani manevrojnë me kërcnimet për të braktisur dhe avansuar kushtet e sovranitetit. Disa shtete kanë qëndruar, por disa mund të jenë këtu sot dhe humbasin nesër.

Në vetëm dy dekadat e fundit, një numër i shteteve të fuqishme kanë humbur: Çekosllovakia, Jugosllavia, Gjermania Lindore, Jemeni Jugor dhe Verior si dhe BRSS-ja. Njohja diplomatike “Deplomatic Recognition” konfirmon legjitimitetin e shtetit të ri (apo qeverinë e shtetit), por nganjëherë është konsensus brenda komunitetit ndërkombëtar për të ndërtuar përpjekjet për shtetësi të pavarur. Irlanda Veriore është në këtë lidhshmëri, apo është shembull tjetër. Pra mbajtja e Tibetit dhe Tajvanit nën kontroll janë “milingona që gërryejnë” sovranitetin kinez. Kombet tjera pretendojnë për të drejtën e shtetësisë së pavarur mund ta humbin përkrahjen dhe për të larguar vëmendjen duke u sorollatur dhe humbë legjitimitetin.

Veçantia e Kosovës është se Kosova kishte legjitimitetin e brendshëm të pranuar ndërkombëtarisht, ngase ajo kishte territorin dhe kufijtë politik, ndërsa shqiptarët si shumicë dominante kishin të drejtën e vetos kushtetuese, gjatë shpërbërjes “paqësore” të ish-Jugosllavisë, dhe kufijtë e saj detyrimisht ishin edhe kufij të jashtëm, ngase lufta legjitimojë të drejtën e shqiptarëve për shtetësi si shumicë dominante shtetformuese dhe të njohjes diplomatike “Diplomatic Recognition” të institucioneve demokratike të Kosovës dhe shtetit të Kosovës.

You may also like

Mjekët do të ikin nga Kosova nëse nuk u rriten pagat

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës po