Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është nisur sot për në Bruksel, për takimin e dytë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, transmeton Kosova Post.
Vuçiq në rrjetin social Instagram, ka publikuar një fotografi nga udhëtimi me në aeroplan drejt Brukselit, ndërsa ka shkruar se ‘ kurrë nuk është e këndshme të qëndrosh në Bruksel kur je duke biseduar me përfaqësues shqiptarë’,
Për më tepër Vuçiq ka shkruar se “Sidoqoftë e rëndësishme është kjo është e rëndësishme për Serbinë.
Vuçiq , ka shkruar se “Dorëzimi nuk është opsion”.
“Kurrë nuk është e këndshme të udhëtosh ose të qëndrosh në Bruksel kur je duke biseduar me përfaqësues shqiptarë. Sidoqoftë, është e rëndësishme për Serbinë sepse duke vepruar kështu, ne po ndihmojmë njerëzit tanë, duke ruajtur paqen dhe stabilitetin, të cilat janë të një rëndësie thelbësore për përparimin ekonomik të të gjithë Serbisë. Në aeroplan, gjithmonë, ashtu si në ditët e studentëve, përditësoj materialin dhe përgatitem për takime të vështira. Dorëzimi nuk është një opsion”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.
https://www.instagram.com/p/CRf2g4HJS_0/