Presidenti rus Vladimir Putin dhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të nënshkruajnë një memorandum në vlerë 1.3 miliardë, transmeton Kosova Post.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohet me kreun e shtetit rus, Vladimir Putin, më 25 nëntor, në Moskë.
Të dy presidentët do të diskutojnë krizën aktuale të energjisë, zhvillimet e fundit në Kosovë, situatën në rajon dhe partneritetin strategjik midis Serbisë dhe Rusisë.
Ndërkohë që për memorandumin miliardësh që do të nënshkruhet mes dy presidentëve, ka folur nënkryetari Goran Vesiq.
“Vladimir Putin dhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të nënshkruajnë në nëntor një memorandum për ndërtimin e një treni BG me vlerë 1.3 miliardë euro, shkruan sputnik.“Kjo do të thotë që do të punojnë binarët e dyfishtë nga Sopoti dhe Mladenovaci si dhe nga Barajeva dhe Lazarevaci dhe Obrenovaci, dhe kështu udhëtimi me tren në këto linja do të minimizohet në 10-12 minuta. Ne do ta lidhim Beogradin me Pançevon”, ka thënë Vesiq.sh.o/.Kosova Post/