Zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës Oleksandr Shtupun ka vlerësuar zhvillimet e fundit në lidhje me luftën e vazhdueshme midis Rusisë dhe Ukrainës në një video-mesazh që ka shpërndarë në llogarinë e tij në youtube tha se tha se sulmet ajrore po bombardojnë vendbanimet civile në qytetin Kupyansk në rajonin e Kharkiv.
Shtupun tha se avionët luftarakë rusë të stacionuar në Bjellorusi, e cila kufizohet me Ukrainën, përbëjnë gjithashtu një kërcënim për Ukrainën.
Shtupun deklaroi se ka përleshje të nxehta në rajonet Luhansk dhe Donetsk të Ukrainës dhe se forcat ruse po përpiqen të shtojnë sulmet, veçanërisht në drejtim të Bahmutit.
“Armiku (Rusia) drejton të gjitha përpjekjet e tij po vazhdon operacionet sulmuese në anën e Bahmut, Avdiivka dhe Novopavlovka,” tha Shtupun.
Rusia, e cila dëshiron të pushtojë plotësisht rajonin e Donetskut , dëshiron gjithashtu të kontrollojë qytetin e Bahmutit./KosovaPost/