Në 24 orët e fundit ushtria ruse ka humbur 350 ushtarë të tjerë
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi se ushtria ruse humbi 26.350 ushtarë, 199 avionë, 160 helikopterë dhe 1.187 tanke, transmeton Kosova Post.
Në deklaratën e bërë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës lidhur me humbjet e ushtrisë ruse nga data 24 shkurt deri më 11 maj, thuhet se në 24 orët e fundit ushtria ruse ka humbur 350 ushtarë të tjerë.
Në deklaratë thuhet se ushtria ruse ka humbur gjithsej 26.350 ushtarë, dhe se 199 avionë,160 helikopterë, 1.187 tanke, 2.856 automjete të blinduara, 528 topa, 185 sisteme raketash dhe 87 sisteme të mbrojtjes ajrore u shkatërruan.
Në deklaratën ku u njoftua se forcat ruse humbën 1. 997 automjete, 12 anije dhe skafe të lehta, 390 mjete ajrore pa pilot, gjithashtu thuhet se u goditën dhe u shkatërruan 94 raketa lundrimi të lëshuara nga rusët.
Në deklaratën e bërë nga Ministria ruse e Mbrojtjes më 25 mars, u njoftua se 1.351 ushtarë rusë vdiqën në Ukrainë.aa