Forcat ruse kanë penguar përpjekjen e trupave ukrainase gjatë dy ditëve të fundit për të rimarrë ishullin Zmiinyi (të gjarprinjëve) në Detin e Zi, sipas një përditësimi të ministrisë ruse së mbrojtjes, shkruan BBC.
Zëdhënësi i ministrisë Igor Konashenkov tha se Ukraina është përpjekur për të sulmuar nga ajri dhe deti ishullin e Gjaprinjëve. Ai tha se më shumë se 50 ushtarë ukrainas u vranë gjatë përpjekjeve për t’u konsoliduar në ishull.
Ai pretendon se Rusia ka rrëzuar katër avionë luftarakë ukrainas, duke përfshirë tre Su-24 dhe një Su-27, tre helikopterë Mi-8 me parashutistë në bord dhe një helikopter Mi-24, si dhe ka kryer sulme ndaj anijeve të marinës.
“Trupat e 24 ushtarakëve të vdekur ukrainas u lanë në bregun e ishullit Zmiinyi”, shkroi Konashenkov në Telegram.
BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime.
/abcnews.al