Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit, shkruan Kosova Post.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka ka njoftuar se fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit ka dal Lëvizja Vetëvendosje me 438 mijë e 334 vota.
Nga ky rezultat del se Lëvizja Vetëvendosje zyrtarisht në sallën e Kuvendit të Kosovë do të ketë 58 përfaqësues
Partia Demokratike e Kosovës mblodhi 148 mijë e 296 vota apo 16.90% të votave. Kështu Partia Demokratike e Kosovë në Kuvend do të ketë gjithsej 19 deputetë.
Lidhja Demokratike e Kosovës që mori 12.64% të votave apo 110 mijë e 978 vota do të ketë gjithsej 15 deputetë përfaqësues në Parlamentin e Kosovës.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë gjithsej 8 deputetë përfaqësues, ndërsa mori 62 mijë e 111 vota, apo 7.78%.
Kurse Lista Serbe do të ketë 10 deputetë përfaqësues ndërsa arriti të marrë 5.60% të votave.